Është regjistruar tërmet në Maqedoni

Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm është ndjerë një tërmet me magnitudë 2.8 ballë sipas magnitudës lokale Rihter me epiqendër në Kërçovë, 64 kilometra në jugperëndim të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematikore në Shkup.

Termeti ka qenë me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë në Kërçovë dhe rrethinë.