BE jep 82.6 milionë euro për Shqipërinë, fonde për forcimin e shtetit në rrugën drejt integrimit

Shqipëria vazhdon të përfitojë nga Bashkimi Evropian fonde të konsiderueshme që synojnë të forcojnë shtetin tonë në rrugën drejt integrimit në BE. Këtë vit mbështetja është 82.6 milionë euro dhe ka prioritet sistemin e drejtësisë, siç bëri me dije ministrja e shtetit, Majlinda Dhuka, pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua marrëveshja në fjalë.

Por Bashkimi Evropian ka në fokus edhe sistemin e ujit të pijshëm dhe atij në bujqësi, sektor ku Shqipëria duhet të punojë shumë për të arritur standardet e unionit. Ndaj fondi për këtë fushë, është i lartë. Fondet IPA jepen çdo vit nga Komisioni Evropian për të gjitha vendet që janë në proces negociues për tu integruar.

Agjencitë e zbatimit të ligjit 14.9 milionë euro
Vetingu në drejtësi 9.7 milionë euro
Reforma në drejtësi 5 milionë euro
BE për ujin 29 milionë euro
Negociatat me BE 19 milionë euro
BE për Rininë 5 milionë euro