Aksident në autostradën E-75, goditet vetura e policisë në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën E-75 që çon drejt pikës kufitare me Serbinë. Jo zyrtatisht mësohet se ekipet policore ka qenë në vendin e ngjarjes duke siguruar perimetrin pasi një e moshuar ka rënë nga ura siper autostradës dhe derisa ekipet policore ishin në kryerje të detyrës janë goditur nga një veturë shoferi i të cilës dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Policë të lënduar nuk ka, ndërsa nuk dihet për shëndetin e shoferit dhe të moshuarës për të cilën ekzistojnë dyshime fillestare nëse është rrëzuar nga ura ose ka tentuar vetvrasjen. Autostrada mbetet e bllokuar. Shoferët udhëzohen të shfrytëzojne daljen e parë në Kumanovë që të mund të lidhen në autostradë përmes fraksionit të Kriva Pallankës. /Alsat.mk