Pushteti i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, opozita për zgjedhje të parakohshme

Pushteti përmes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka thirrur opozitën në bisedime për ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës drejt BE-së. VMRO-DPMNE refuzuan shpejt dhe u përgjigjën se vetëm për çfarë mund të bisedohet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Mendoj se është koha edhe me VMRO-DPMNE-në të bisedojmë, nëse publikisht apo jashtë syve të opinionit, pa marrë parasysh, të fillojë një debat thelbësor përmbajtjesor rreth ndryshimeve kushtetuese, pse është problem të përfshihen bullgarët në Kushtetutë, pse është problem për ne maqedonasit, si mund të na rrezikojë. Nëse hyjmë në një diskutim të tillë, besoj se do të vijmë në argumente të arsyeshme, se është vërtet tragjike ta bllokojmë shtetin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian për shkak të kësaj çështjeje, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi.

Ai në një intervistë për Radion e Maqedonisë, theksoi se me përfshirjen e bullgarëve si komunitet etnik në Kushtetutë, bëhet një dallim i qartë midis popullit maqedonas, maqedonasve, popullit shumicë në Maqedoninë e Veriut dhe bullgarëve si komunitetit etnik në shtet dhe si pakicë, sipas konventave.