OBSH: Nevojitet ndihmë për 26 milionë njerëz në Turqi dhe Siri

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ndihma humanitare është e nevojshme për 26 milionë njerëz në Turqi dhe Siri.

Në Siri, ku si pasojë e tërmetit humbën jetën më shumë se 5.800 njerëz, autoritetet në pjesën veriperëndimore të vendit të kontrolluar nga Damasku nuk lejojnë hyrjen në zonë, deklaroi i Programit Botëror për Ushqim, Dejvid Bisli.

Ai tha se kjo gjë e pengon punën e tyre dhe se problemi duhet të zgjidhet sa më shpejt.
“Koha po mbaron, ndlrsa ne po mbesim pa para. Operacioni ynë kushton rreth 50 milionë dollarë në muaj dhe përfshin vetëm reagim ndaj tërmetit”, tha Bisli. Ai shtoi se “nëse Evropa nuk dëshiron një valë të re refugjatësh, duhet të ndajë fonde për ndihme”.

Më shumë se 46.000 njerëz humbën jetën në tërmetet e 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë, sipas të dhënave të fundit zyrtare, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet më tej. Në jug të Turqisë janë regjistruar më shumë se 40.000 viktima, ndërsa në Sirinë fqinje ka më shumë se 5.800 të vdekur.