Kryeministri, Dimitara Kovaçevski, duke folur për konkluzionet e konferencës të sigurisë në Mynih, tha se Ballkani Perëndimor perceptohet si stabil dhe se Maqedonia e Veriut momentalisht është faktor i stabilitetit në Ballkan, si anëtare e NATO-s, vend që ka filluar negociatat me BE-në dhe e cila kryeson me OSBE-në.
Në një intervistë për agjencinëe lajmeve MIA, sic njofton KlanM, ai tha se, vendi është pëmendur si shembull që përmes përpjekjeve diplomatike, arriti t’i zgjedh problemet me fqinjët.
Sa i përket luftës në Ukrainë, kryeministri theksoi se, vendet perëndimore dhe vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së janë më të unifikuar se kurdoherë.
“Përfaqësuesit edhe të SHBA-së, nënkryetarja e Amerikës edhe kancelari Scholz edhe kryetarja e KE-së, si edhe liderët e tjerë nga Evropa shprehën mbështetje parezervë për Ukrainën, sepse aty nuk bëhet fjalë vetëm për sulm të një shteti ndaj një shteti tjetër, por bëhet fjalë për sulm të një shteti më të fuqishëm ndaj një më të dobët dhe nëse nuk ndalet ai dhe nuk i ndihmohet Ukrainës, mund të nxiten shtete të tjera që ta bëjnë atë në shtet” – tha Kovaçevski.
Kovaçevski, sic njofton KlanM, theksoi se, tema e dytë jashtëzakonisht e rëndësishme për të cilën u fol në këtë konferencë ishte edhe lufta kibernetike e cila po zhvillohet dhe është pjesë e luftës në Ukrainë, ndaj të cilës janë të ekspozuara të gjitha shtetet, posaçërisht ato të botës perëndimore dhe veç më dihet prej cilave shtete vijnë ato sulme.
“Gjithashtu, u bisedua për ndihmën të cilën duhet t’i jepet shteteve që përballen me këto sulme kibernetike, ne jemi një ndër ato shteti të cilat janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike megjithatë nuk është e vetmja. Nëse i shohim mediat, do të shohim se, me atë përballet edhe Mali i Zi, Gjermania më herët, Serbia dhe vendet e tjera. Kjo gjithsesi e thekson nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar” – tha Kovaçevski.
Konferenca e sivjetme e Sigurisë në Mynih, e cila filloi të premten ka në qendër Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy mbajti fjalimin e hapjes përmes lidhjes me video dhe u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetjen për vendin e tij, duke paralajmëruar se në vendin e tij ishin jetë njerëzish në rrezik. Liderët botëror rikonfirmuan mbështetjen e perëndimit për Ukrainën. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se, Gjermania do të dërgojë tanke në Ukrainë dhe u bëri thirrje edhe aleatëve që ishin në gjendje ta bënin këtë. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, u bëri thirrje shteteve anëtare të BE të investojnë ndjeshëm në shpenzimet e mbrojtjes. /KlanMacedonia/