Koreja e veriut thotë se lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale, për të kërcënuar shtetet e bashkuara të Amerikës dhe fqinjin jugor.
Sipas Penianit, suksesi i hedhjes tregoi se shteti komunist është në gjendje të kundërpërgjigjet ndaj një sulmi fatal bërthamor.
Raketa Hwasong 15 u lëshua nga aeroporti i Penianit në një lëvizje të papritur. Raketa u interceptua nga Japonia që deklaroi se qëndroi në ajër për 66 minuta derisa u rrëzua, por rrezja e saj shkon deri në SHBA bën të ditur AFP.
Prova koreanoveriore ishte një kundërpërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët ajore që Uashingtoni dhe Seuli po zhvillojnë.
Në ajër po demonstrohen mjetet luftarake më të sofistikuara që nga bombarduesit strategjikë B1-B me rreze të gjatë veprimi, e deri të avionët gjuajtës. Stërvitjet do të vazhdojnë dhe Koreja e veriut thotë se i sheh këto organizime si përgatitje për luftë.