
Sot (18.02.2023), në Shkup, u zhvillua Kampionati Shtetëror në Karate për senior.
Në këtë kampionat u paraqitën edhe dy sportistët e Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga, Loriana Ramo (-68kg) dhe Hamza Zylali (-84kg).
Loriana Ramo u radhit në vendin e tretë pas një fitore dhe një humbje.
Hamza Zylali, sot debutoi në kategorinë e senioreve, duke u stolisur me medaljen e bronztë, në kategorinë e tij,
Por të dy sportistët tanë , fituan të drejtën për play off, ku edhe do bëhet përzgjedhja për Kampionatin Evropian!