Kritikat në opinionin ndërkombëtar, por edhe në institucionet ndërkombëtare, ndaj Bullgarisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, për “ekzistencën, kohëzgjatjen dhe thellimit të korrupsionit” në po intensifikohen, shkruan PRESSonline.mk
Muajin e kaluar GRECO, organi kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës, kritikoi ashpër Sofjen për mungesë të transparencës politike në Bullgari. Ndërsa, ditët e fundit, disa politikanë bullgarë janë vendosur në listën e zezë të SHBA-së (sipas rregulloreve të Aktit Global dhe sipas procedurës ligjore të zbatuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe nga qeveria britanike.
Në të njëjtin kontekst, në deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan në Bullgari, Hero Mustafa, theksohet se “në Bullgari oligarkët kanë kontroll jashtëzakonisht të fortë. Ata e marrin pushtetin përmes politikanëve dhe e ruajnë atë me mjete ekonomike për të mbajtur imazhin e tyre të pastër”.
Sanksionet dhe Lista e Zezë ndaj Bullgarisë janë gjithashtu një tregues domethënës se disa nga politikanët, disa nga institucionet dhe disa nga biznesi janë jashtëzakonisht të korruptuar dhe se kjo sjell disavantazhe serioze jo vetëm në shtetin bullgar por edhe në rajonin e Ballkanit.
Politikanët bullgarë të vendosur në listën e zezë të SHBA-ve ditët e fundit reaguan duke mohuar përfshirjen e tyre në krim dhe korrupsion. Mes të sanksionuarve në listën e zezë të SHBA-së është edhe anëtari i Partisë Socialiste Bullgare dhe ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës nga viti 2005 deri në 2007, Rumen Ovçarov. Ai gjithashtu mohoi vetë korrupsionin dhe mohoi çdo lidhje me Rusinë. Ovçarov (75) akuzohet se ka mundësuar “varësinë gërryese nga burimet ruse të energjisë” në Bullgari. Mes të sanksionuarve është edhe Ivan Kirov ish-deputet i Partisë Socialiste.
Për më tepër, ka edhe të tjerë të etiketuar si të korruptuar nga SHBA, lista përfshijnë edhe anëtarin e GERB-it Vladislav Goranov, ministër i financave nga viti 2017 deri në 2020 në kabinetin e tretë të Bojko Borisovit, kreun e partisë Lëvizja Rusofile Nikolai Malinov dhe Aleksandar Nikolov, ish-drejtor i përgjithshëm i të vetmit termocentral bullgar “Kozloduy”.
Në këtë kuptim, ish-kryeministri dhe lideri i GERB-it, Bojko Borisov, qëndroi në krah të bashkëpartiakëve të tij, duke deklaruar se “beson thellë” në pafajësinë e Goranovit, por gjithashtu theksoi se nga viti 2020, partia e tij nuk është e lidhur me të. Në mars të vitit të kaluar, gjatë qeverisjes së Kiril Petkov, Borisovit dhe Goranovit u privuan nga liria, por u liruan menjëherë. Në listën e zezë përfshihet edhe ish-deputeti i BSP-së dhe ish botuesi i gazetës së majtë Duma, Nikolai Malinov, tani lider i lëvizjes Rusofile, i cili u akuzua për spiunazh për Rusinë në fillim të shtatorit 2021. “Kjo do të thotë se po shkoj në drejtimin e duhur” – tha Malinov me një dozë krenarie, përcjell PRESSonline.mk
Mbretëria e Bashkuar është fokusuar në bllokimin e transfertave financiare dhe mohimin e hyrjes në të ardhmen për individët e sanksionuar më parë sipas Aktit Global Magnitsky nga qershori 2021: Masa të tilla prekin ish-manjatin e medias dhe deputetin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, Deljan Peevski, oligarkun në mërgim dhe manjatin e lojërave të fatit Vasil Bozhkov ( biznesi i të cilit u shtetëzua në fillim të vitit 2020 gjatë kohës kur Goranov ishte ministër i financave) dhe ish-zëvendës kreu i shërbimit special të inteligjencës bullgare, Ilko Zhelyazkov.
Në anën tjetër, në janar të këtij vitit Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Shkup kanë deklaruar se janë në bashkëpunim të ngushtë, nga ku pritet publikimi i “Listës së zezë”, që a do të jetë një nga mjetet me të cilat SHBA do të luftojë korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Për këtë qëllim në fillim vit në Shkup ka qëndruar edhe një ekip ekspertësh amerikan për luftë kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kjo është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës, nga ku kanë bërë të ditur se neni 7031(c) po konsiderohet si mjet për të kontrolluar korrupsionin në Maqedoninë e Veriut.
Përndryshe, ky nen parashikon përfshirjen në “Listën e zezë” të zyrtarëve të qeverive të huaja të përfshirë në korrupsion, e që kjo nënkupton refuzimin e hyrjes në SHBA-të.
Edhe pse është gjithnjë e më e sigurt se do të ketë “Listë të zezë”, tani për tani mbetet sekret se kush dhe sa do të jenë në të dhe nëse do të ketë politikanë, deputetë, ministra, gjyqtarë dhe prokurorë aktualë.
Presidenti amerikan Joe Biden në fillim të mandatit të tij miratoi një urdhër ekzekutiv sipas të cilit personat që janë drejtpërdrejt ose indirekt përgjegjës për minimin e proceseve apo institucioneve demokratike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, do të futen në “Listën e zezë”. Po ashtu edhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, ka bërë të ditur edhe para emërimit se prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit në vend.