Sot në periudhën nga ora 00.00 deri në orën 04.00 zyrtarët policorë sëbashku me organet tjera kompetente kanë kryer kontrrollë në disa objektet hotelierike në të gjithë territorin e vendit.
Gjatë kontrollit është konstatuar një vepër penale nga neni 215 dhe një vepër penale nga neni 204 i Kodit Penal. Në një hotel në Negotinë, M.A. (32) nga fshati Koreshnicë, i është gjetur një shishe me lëng dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës. Në një lokal në Tetovë dy të mitur janë gjetur duke konsumuar alkool, për çka kundër pronarit do të bëhet kallëzim përkatës.
Njëkohësisht janë konstatuar 31 kundërvajtje nga neni 21 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike – prania e të miturve në një objekt hoteliere pas orës 00:00.
Kontrollet aksionale në ambientet e hotelerisë vazhdojnë edhe në ditët në vijim.