Austria po forcon sërish kontrollet në kufirin e saj me Hungarinë për të ndaluar fluksin e emigrantëve.
Zyrtarët bën me dije se shumë njerëz janë zbritur në kufi ku duhet të jepnin informacione tek autoritetet austriake pasi ishin raportuar për procedurat e azilit në Hungari.
Ky veprim pason samitin e liderëve të Bashkimit Evropian të cilët dy ditë më parë ranë dakord për të ashpërsuar masat në kufijtë mes anëtarëve të unionit , duke premtuar më shumë fonde për kamerat, dronët dhe kullat e vrojtimit.
Që nga viti 2015, 1.3 milionë njerëz kanë mbërritur në BE, duke kërkuar azil.
Në një dokument të publikuar në fund të samiti 16-orësh liderët e BE-së theksuan se rritja e emigracionit të paligjshëm mbetet një sfidë për Evropën që kërkon një përgjigje globale.
Prandaj, udhëheqësit i bënë thirrje KE-së që të “mobilizojë menjëherë fonde të rëndësishme të BE-së” për të forcuar kufijtë e jashtëm të bllokut duke rritur mbrojtjen, forcimin e infrastrukturës, objekteve të mbikëqyrjes.
Liderët e BE-së arritën një marrëveshje mbi një “parim”, sipas të cilit një vend në bllok mund të përdorë një vendim gjyqësor në një shtet tjetër. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e emigrantëve që të shkojnë në një vend tjetër për të kërkuar azil pasi janë refuzuar nga vendi i parë./euronews.al/