NPB Strugë jep detaje për tre raste

Më datë 10.02.2023 në ora 18:30, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është privuar nga liria D.Gj. (59) nga Struga, i cili është sjellur në mënyrë agresive ndaj oficerëve të policisë të cilët po kryenin veprime zyrtare në ndërtesë në rrugën “Risto Krle” në Strugë. Ndaj tij do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami

Më datë 10.02.2023, me urdhër të mëparshëm të gjykatës, oficerë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë, gjatë bastisjes në shtëpinë e A.T.(33) nga fshati Oktis i Strugës, kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar dhe privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet padi e duhur . SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami

Oficerë policor nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria GA (35) nga Ohri. Gjatë bastisjes të kryer me urdhër të gjykatës, në vikend shtëpinë e tij në fshatin Llabunishtë të Strugës, kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “CZ” të cilën e posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet padi e duhur . SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami