Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2,509 pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore në orët e para të mëngjesit të së hënën.
Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u rrit në 12.136 të hënën.
Numri total i të vdekurve në Siri u rrit në 968. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA raportoi 538 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 430 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 1.541, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay. 9,733 persona kanë mbetur të plagosur në Turqi, tha Oktay.
Turqia ka të paktën 9.733 dhe Siria 2.403 të lënduar pas tërmetit shkatërrues.