
Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi. Një autobus, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.
Mediat turke shkruajnë se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton cnnturk. Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet e shpëtimit, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.