Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Kievin në pak para fillimit të samitit BE-Ukrainë në kryeqytetin ukrainas. Alarmet e sulmit ajror më pas u përhapën në të gjithë vendin ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti liderët e Bashkimit Europian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Kiev me tren të enjten, një udhëtim simbolik për të demonstruar mbështetjen për Ukrainën ndërsa afrohet përvjetori i parë i agresionit rus që filloi më 24 shkurt 2022.
Anëtarët e lartë të ekzekutivit të BE-së takuan homologët e tyre në qeverinë ukrainase dhe von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të mbajnë bisedime me zotin Zelenskiy të premten.