Kryetar i komunës, z.Ramis Merko, mirëpriti Ambasadorin (ushtrues detyre) e Republikës Federale të Gjermanisë, z.Otto Graf

Takim miqësor me Ambasadorin e Gjermanisë
Sot, datë 01 shkurt 2023, në Komunën e Strugës, në një takim pune, Kryetar i komunës, z.Ramis Merko, mirëpriti përzemërsisht e miqësisht Ambasadorin (ushtrues detyre) e Republikës Federale të Gjermanisë, z.Otto Graf.
Ambasadori i nderuar erdhi për një vizitë miqësore në komunën tonë pas vizitës së tij në kompaninë ODV e vendosur në zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZhTI – TIDZ) dhe pikërisht në këtë drejtim nisi biseda midis kryetarit të komunës dhe ambasadorit. Në fakt, edhe njëherë vërtetohet se Struga ka dhe po ndërton kapacitete industriale me kapital të huaj, të cilat punësojnë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve tanë, por njëherit kryetari i komunës kërkoi edhe investime të tjera të tilla, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në bashkëpunim me kompanitë tona aktuale në komunën tonë. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm, i cili duhet të shfrytëzohet për investime të reja, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin dhe avancimin e situatës ekonomike në komunën tonë, por edhe në të gjithë vendin.
Kryetari i komunës shprehi mirënjohje për punën e Ambasadës së Gjermanisë në gjithë këtë periudhë kohore, duke e falemnderuar atë edhe në rolin e përfaqësuesi të bashkëqytetarëve tanë në diasporë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Sipas kryetarit të komunës, integrimi i Maqedonisë së Veriut në familjen e Bashkimit Evropian në këto çaste mbetet prioritet mbi prioritete, sepse kështu vendi jonë do të përafrohej mjaft me standartet evropiane në shumë sfera të jetës, duke u mundësuar qytetarëve tanë prosperitet, zhvillim ekonomik e shoqëror në përgjithësi. Në këtë drejtim edhe ambasadori i nderuar plotësisht u pajtua me konstatimet e tilla.
“Jemi shoqëri multietnike në këtë shtet, por në veçanti në Strugë, e jemi shembulli më i mirë në botë në krahasim me shtetet me shoqëri të tilla” theksoi me bindje kryetari i komunës duke vazhduar me fakte për të vërtetuar se “punojmë përditë dhe me punën që bëjmë krijojmë kushte më të mira për investime dhe për jetë më të mirë, me shpresën se integrimi në BE do të ndikojë që shumë qytetarë të kthehen në vendlindje për të punuar dhe jetuar”.
Kryetari i komunës u mundua që në pika të shkurtra të elaborojë edhe disa nga problemet më të mëdha e më serioze me të cilat ballafaqohet Komuna e Strugës, sidomos në sferën e mbrojtjes së Liqenit të Ohrit nga ana e shumë subjekteve të ndryshme, pa baza, në nivele spekulimesh, me qëllime dashakeqe, të cilat bllokojnë disa punë, e kjo në mënyrë direkte apo indirekte ndikon edhe te investimet lokale apo të huaja. Ambasadori u njoftuan edhe për punën që bën Komisioni i UNESCO-s në Shkup në këtë drejtim, i cili si i tillë çdo ditë tenton që të zgjerohet territori i “mbrojtjes” (sipas tyre) e që për ne nënkupton pengesë absolute për zhvillimin e shoqërisë në komunën tonë.
Nga ana tjetër, Struga është vend mjaft interesant për investime të ardhshme, sepse është komunë kufitare, fqinje me Republikën e Shqipërisë, ku qeveritë e dy vendeve tona kanë filluar me projektin evropian “Korridori 8”, ku autostrada e këtij projekti do ta lidhë Burgasin (Bullgari) me Durrësin (Shqipëri) e një Port i Thatë do të vendoset në Strugë, duke nxitur kështu zhvillim ekonomik lokal, investime të huaj, turizëm e tregti.
Ambasadori i Gjermanisë shprehi mirënjohje të veçantë për kryetarin e komunës, për mikpritjen dhe për shtjellimin e informacioneve që prekin shumë sfera të jetës, duke marrë kështu një pikëpamje të ndryshme nga çka kishte dëgjuar tjetërku. Sipas tij, ambasada e Gjermanisë gjithmonë ka marrë pjesë në financimin dhe realizimin e shumë projekteve të rëndësishme me karakter rajonal ku ka qenë e përfshirë edhe Struga, por gjithashtu, me premtimin e tij personal, do të marrë pjesë edhe në projekte të ardhshme për komunën tonë, në sfera të ndryshme.
Struganët ka qenë dhe do të mbeten gjithmonë miq të popullit gjerman!
Me respekt,
Komuna e Strugës


Пријателска средба со Амбасадорот на Германија
Денес, на ден 01.02.2023 година, во Општина Струга, на работна средба, Градоначалникот, г-дин Рамис Мерко, срдечно и пријателски го пречека (в.д.) амбасадорот на Сојузна Република Германија, г-дин Ото Граф.
Почесниот амбасадор дојде во пријателска посета на нашата општина по неговата посета на компанијата ОДВ лоцирана во технолошко индустриската развојна зона (ТИРЗ) и токму во таа насока започна разговорот меѓу градоначалникот и амбасадорот. Впрочем, уште еднаш се докажа дека Струга има и гради индустриски капацитети со странски капитал, кои вработуваат значителен број наши граѓани, но во исто време градоначалникот побара и други вакви инвестиции, не само во оваа област, туку и во соработка со нашите сегашни компании во нашата општина. Ова е многу важен фактор, кој треба да се искористи за нови инвестиции, кои ќе придонесат за подобрување и унапредување на економската состојба во нашата општина, но и во целата држава.
Градоначалникот изрази благодарност за работата на германската амбасада во овој временски период, заблагодарувајќи и се и на неговата улога на претставник на нашите сограѓани во дијаспората кои живеат и работат во Германија. Според градоначалникот, интеграцијата на Северна Македонија во семејството на Европската Унија во овој момент останува приоритет над приоритетите, бидејќи на овој начин нашата земја би била поблиску до европските стандарди во многу сфери на животот, овозможувајќи им на нашите граѓани просперитет, економски и општествен развој воопшто. Во оваа насока, почитуваниот амбасадор целосно се согласи со ваквите констатации.
„Ние сме мултиетничко општество во оваа земја, но особено во Струга, ние сме најдобар пример во светот во споредба со земјите со такви општества“, уверено посочи градоначалникот, продолжувајќи со факти за да докаже дека „работиме секој ден и со работата што ја правиме создаваме подобри услови за инвестиции и за подобар живот, со надеж дека интеграцијата во ЕУ ќе влијае многу граѓани да се вратат во татковината да работат и живеат“.
Градоначалникот се обиде во кратки точки да елаборира некои од најголемите и најсериозните проблеми со кои се соочува Општина Струга, особено во сферата на заштитата на Охридското Езеро од повеќе различни субјекти, без основа, на ниво на шпекулации, со злонамерни цели, кои блокираат некои работи, а тоа пак директно или индиректно влијае на локални или странски инвестиции. Амбасадорот беше информиран и за работата на Комисијата на УНЕСКО во Скопје, која како таква секојдневно се обидува да ја прошири територијата на „заштита“ (според нив), што за нас значи апсолутна пречка за развојот на општеството во нашата општина.
Од друга страна, Струга е многу интересно место за идни инвестиции, бидејќи е погранична општина, соседна со Република Албанија, каде што владите на нашите две земји започнаа со европскиот проект „Коридор 8“, каде што автопатот на овој проект ќе го поврзе Бургас (Бугарија) со Драч (Албанија) и ќе биде лоцирано Суво пристаниште во Струга, со што ќе се промовира локалниот економски развој, странските инвестиции, туризмот и трговијата.
Германскиот амбасадор изрази особена благодарност до градоначалникот, за неговото гостопримство и за елаборирањето на информациите кои влијаат на многу сфери од животот, со што има поинаков став од она што го слушнал на друго место. Според него, германската амбасада секогаш учествувала во финансирањето и реализацијата на многу значајни проекти од регионален карактер во кои била вклучена и Струга, но и со негово лично ветување ќе учествува и во идни проекти за општината , во различни сфери.
Стружани биле и ќе останат пријатели на германскиот народ!
Со почит,
Општина Струга