ANËT E MIRA TË PLEQËRISË!

ANËT E MIRA TË PLEQËRISË!
Jeta,është forca që te njeriu e nxitë energjinë për ti shfrytëzuar të gjitha çastet që i sjellin kënaqësi! Kush e do jetën nuk i numuron vitet! Jeta e fiton vlerën e vërtet në pleqëri , sepse pleqëria është e vetmja dëshmitare se njeriu ka jetuar! Njeriu më lehtë i pranon rrudhat e zemrës,se sa ato të fytyrës. Askush nuk dëshiron të plaket,por çdo kush dëshiron të numëroj sa më shumë vite! Mosha e pleqërisë dhe shëndeti i mirë janë dy margaritar të jetës! Periudha e jetës pas pensionimit quhet pleqëri,term që nuk pranohet me aq simpati,por që e ka lezetin e vet! Anët e mira të pleqërisë janë:
Pleqërit nuk punojnë por marrin “rrogë,” kanë më shumë para se sa janë nevojat e tyre! Xhepat e pleqve janë burime financiare për nipërit dhe mbesat e tyre!
Objektet që më shpesh i vizitojnë janë spitalet dhe xhamitë! Me shumë dëshirë flasin për sëmundjen e sheqerit dhe të tensionit, se sa për dashurinë. Në vend të gazetës disa herë në ditë e hapin librezën e shëndetsisë!
Çdo herë flasin për kohën e tyre se sa të vështirë e kanë pasur jetën. Vazhdimisht e përsërisin historinë e njëjtë se çdo gjë e kanë nisur prej zeros : duke i bër dasmat për fëmijët, shtëpitë për djemt,për arat dhe livadhet e blera dhe për shumë të mira materiale! Flasin se sa janë munduar dhe sa shumë kanë punuar!
Pleqërit nuk kanë nevojë të përgatiten për provime, të mendojnë për punësimin, ti shohin mesazhet në fb, se sa pëlqime kanë marrë pë foton e postuar,ose statusin e shkruar. Nuk mendojnë cila vajzë ose djal i simpatizon si të kontaktojnë dhe të duken me tërheqës!
Mbathjet e brendshme të poshtme çdo herë i kanë të lagëta,por ajo nuk u pengon pasi nuk e diktojnë. Çdo herë në bazë të sëmundjeve reumatike e dinë se çfarë moti na pret ditëve në vijim! Flejnë herët dhe çohen herët ! I bëjnë punët e shtëpisë që askush prej tyre nuk i kërkon! Dëshira e tyre e zjarrtë dhe e fundit është që ti martojnë edhe stërnipërit…. Jeta e pleqve është mësim se edhe brenda trupit të lodhur dhe të rrudhur vazhdimisht lulzon lulja e shpresës! Derisa njeriu ka dëshira, ai nuk plaket!

-Prof.Muhamet Borova