Shpërthim në një xhami në Pakistan: 25 viktima dhe 120 të plagosur

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një xhami në Peshawar. Xhamia, në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, ndodhet brenda një kompleksi policor në qytet dhe frekuentohet kryesisht nga zyrtarë të zbatimit të ligjit.

Shpërthimi ndodhi ndërsa mbaheshin lutjet e pasdites teksa autoritetet në vend nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi kamikaz. Brenda xhamisë janë gjetur gjurmë eksplozivi.

Deri më tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin si pasojë e të cilit u shemb edhe një nga muret e xhamisë.