Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga sonte në mesnatë të rrisë çmimin e derivateve të naftës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i benzinës do të rritet për 1 denar për litër, ndërsa dizelit do të rritet për 0,5 denarë për litër.
Kështu, me çmimin e fundit, nga sonte në mesnatë, EUROSUPER 98 do të shitet me çmim prej 86 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER 95 për 84 denarë për litër.
EURODIZELI do të shitet për 84,5 denarë për litër.
Çmimi i vajit ekstra i lehtë zvogëlohet për 1 denarë dhe do të arrijë në 82,5 denarë për litër, ndërsa për mazutin rritet për 0,3 denarë dhe do të arrijë në 41,3 denarë për litër.