
SHBA do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë. Vendimi u bë i ditur nga zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilët thanë se ky hap është vazhdimësi e përpjekjeve të Uashingtonit për t’i ofruar Ukrainës mjetet që i nevojiten për t’u mbrojtur më mirë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, vendimi është gjithashtu tregues i unitetit të fortë brenda komunitetit ndërkombëtar, në mbështetje të Ukrainës dhe dëshmi e rolit udhëheqës të Presidenti Biden.
Tanket amerikane Ambrams janë tejet komplekse dhe për përdorimin e mirëmbatjen e tyre kërkohet një kohë e konsiderueshme stërvitjeje.
Zyrtarët amerikanë thanë se këto mjete ushtarake janë më të mirat në botë dhe dërgimi i tyre në Ukrainë do të bënte të mundur që ky vend të pajisej me një aftësi e re të jashtëzakonshme për të rritur mbrojtjen e saj afatgjatë.
Zyrtarët amerikanë thanë se do të duhet pak kohë derisa Kievi të marrë tanket, por ndërkohë Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të punojnë për të krijuar një program gjithëpërfshirës stërvitjeje për Ukrainën.