Stevo Pendarovski fton Këshillin e Sigurisë

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski ka ftuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Mbledhja, siç thuhet në njoftim, do të jetë e rregullt dhe do të zhvillohet nesër, e hënë 23 janar, në Zyrën e Presidentit, përcjell KlanM.

“Situata e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik do të jetë në rend dite të seancës së rregullt të Këshillit të Sigurisë”, thonë nga Presidenca.

Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë Erold Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski./KlanMacedonia