Epidemiologët, kraken: Ndoshta aktualisht qarkullon në vend

Lloji më i ri ngjitës i virusit korona “Kraken”, aktualisht besohet që qarkullon në vendin tonë, vlersojnë epidemiologët.

Sipas mjekut Olumçev, udhëtimet për pushime dimërore janë shkaku kryesor që ky lloj virusi me shumë gjasë ka ardhur edhe në vendin tonë.

Ai parashikon që për një apo dy javë, në fillim të muajit shkurt numri i të infektuarve të rritet.

“Fëmijët, nxënësit e shkollave të mesme me familjet e tyre shkojnë në pushime dimërore nëpër vendet fqinje ku ka qendra skijimi. Nëpër vende të tilla mblidhen njerëz nga vende të ndryshme ku virusi është qarkullues dhe një gjë e tillë është e pritëshme që ka ardhur në vendin tonë dhe qarkullon.  Edhe vetë simptomatologjia e pacientëve tregon që tashmë është prezent” – tha epidemiologu, dr.Sashko Ollumçev.

Edhe pse varianti “Kraken” është shumë më ngjitës se llojet tjera të virusit Korona, simtomet te pacientët janë shumë më të lehta dhe nuk pritet që spitalet të mbingarkohen.

“Është shumë ngjitës ky virus dhe mund të ketë shumë të infektuar, por pacientët nuk do të kenë pasqyrë të rëndë klinike, pra kalon lehtë. Duhet të kenë kujdes në veçanti kur të kenë temperature të lartë dhe të vjella. Te çdo lloj i virusit shfaqeshin të vjella, por te lloji Kraken të vjellat janë simptome tipike. Derisa pasqyra klinike është e lehtë ,pacientët do të qëndrojnë në shtëpi, në të kundërtën do të vinë në spital” – u shpreh dr.Sashko Ollumçev.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Shëdet Publik, në javën e dytë të Janarit ka patur 203 pacientë të infektuar me virusin Korona, është regjistruar edhe një numër i lartë i pacientëve me grip sezonal, përsëri nga Komisioni për Smundje Infektive thonë që situate epidemiologjike është stabile nuk ka nevoje për masa shtesë. /MTV 2