
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot nga Shkupi tha se shumica parlamentare është stabile. Ahmeti tha se po tentohet të krijohet një Aleancë për Evropën e Bashkuar.
“Mendoj se shumica parlamentare është stabile mirëpo ka një qasje pak sa më përpunuar më të avancuar për një Aleancë për Evropën e bashkuar dhe të shohis sa do të funksionojë dhe të realizojmë këtë filozofi”, tha Ahmeti. Ahmeti gjithashtu komentoi përfshirjen e mundshme të ASH-së në Qeveri, ku tha se kjo ka të bëjë me tentimin e formimit të një Aleance pro-evropiane dhe s’ka të bëjë me zhvillimet e fundit brenda BDI-së.