
Komisioni Rregullator për Energjetikë KRRE solli vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,34% në raport me vendimin e datës 9.1.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,176 den/kg dhe do të jetë 39,459 den/kg.
Nga data 17.1.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 82,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 81,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,459 (denarë/kilogram)