APATIA E PENSIONISTËVE!

APATIA E PENSIONISTËVE!
Njerëzit punojnë gjithë jetën,krijojnë gjithë jetën dhe vjen një ditë kur demoralizohen, jo nga jeta, por nga mungesa e respektit! Njeriu gjithë jetën e harxhon për të bër diçka që do ta trashigojnë të afërmit e tij-familja,por vjen një ditë kur e kupton se jetën e ka harxhuar për njerëz egoist! Shumë nevoja që nuk i ka plotësuar në rini, asnjëherë nuk do ti plotësoj në pleqëri! Kur njeriu pensionohet ai bëhet memec që pak flet por shumë dëgjon. Në familjen e tij shndërohet në kujdestar që duhet të kujdeset për nipërit dhe mbesat, ti çojë në çerdhe dhe ti marrë, ti argëtoj dhe tua plotësoj dëshirat! Memeci disa herë gjatë ditës me shportën në dorë duhet ta bëj pazarin, ta blejë bukën,vajin,sheqerin qumështin …etj këtë obligim e bën me qetësi dhe përkushtim. Derisa ka qenë në punë ka qen person i autoritetshëm ,por me pensionimin e kupton se ka qenë vetëm një ” fryt” që e kanë shrytëzuar të tjerët! Ka pasur pak imagjinatë për jetën pas pensionimit, prandaj nuk e ka kuptuar ardhmërinë! Kush nuk e ka kuptuar ardhmërinë nuk e ka gjetur rrugën të cilën duhet ta kaloj si i pensionuar! Shum pensionist kanë mbetur të vetmuar në rrugën e jetës së tyre, të braktisur nga fëmijët e tyre, të lën në mëshirën e fatit. Shumica prej tyre gëzohen si fëmijë kur dikush i thirrë për një kafe, kur marrin ftesë për ndonjë manifestim, gëzohen kur flasin për arritjet e tyre, kur fasin për gjendjen e tyre shëndetsore, flasin por askush nuk i dëgjon! Pensionistët kanë nostalgji për kohën e tyre, për shokët nga koha e tyre, për punën, për emigrimin e fëmijëve të tyre, prandaj ledhatohen me kujtimet nga koha e kaluar! Me pleqërinë, jeta e ëmbël ka mbaruar! Por,pasi vitet janë vetëm numra, njeriu që dinë të organizohet edhe në pleqëri jetën mund ta bëj të ëmbël!

-Prof.Muhamet Borova