Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se kursimi i energjisë elektrike te amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël vetëm në dhjetor është 17 për qind, në nëntor kursimi ishte 18 për qind dhe në tetor kursimi ishte 17 për qind.
“Kjo nënkupton se gjatë tre muajve të fundit amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël kanë mbi 15 për qind kursim të energjisë elektrike, që ishte rekomandim i masave të Qeverisë”, potencoi Bekteshi.
Ministri theksoi se masat për kursim po i japin rezultatet e para, duke potencuar se kemi më shumë se 15 për qind kursim te amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, ndërsa kjo ndihmon për përballjen me krizën energjetike.