
Dauning Strit ka konfirmuar se Qeveria britanike planifikon t’i sigurojë Ukrainës tanke që ta ndihmojë vendin të mbrohet nga invadimi rus.
Zëdhënësi i Dauning Stritit deklaroi se kryeministri britanik Rishi Sunak ka kërkuar nga sekretari i Mbrojtjes Ben Uallac të punojë me partnerët dhe të sigurojë mbështetje shtesë për Ukrainën, duke përfshirë edhe sigurimin e tankeve.
Ukraina që nga vera ka kërkuar tanke britanike. Nëse Qeveria britanike i dërgon Ukrainës tanke Çelinxher 2, do të jetë hera e parë që një vend perëndimor t’i dërgojë Ukrainës tanke të rënda luftarake moderne.