
Ekipi i ligës së dytë të futbollit në RMV, Ohri, prezantoi përforcimin e parë në merkaton dimërore dhe nënshkroi kontratë me Altin Llogën.
Bëhet fjalë për një lojtar me përvojë në ligën e parë dhe me disa klube në vendet fqinje, ndaj është e sigurt që Lloga do t’i ndihmojë shumë ekipit të Ohrit. Futbollisti 33-vjeçar luan në disa pozicione në sulm.
Në karrierën e deritanishme ka performuar për skuadrat e Pobedës, Gostivarit, Elbasanit, Dukagjinit, Lacit, Flamurtarit, Voskës dhe Karaormanit. Pas një gjysmë kampionati, Ohri është në pozitën e gjashtë në tabelë me 26 pikë, katër më shumë se Pelisteri, i cili është i fundit në zonën e play-off-it në elitë.