LSDM: Kemi krijuar mbi 2,000 vende pune të cilat paguhen mirë

Zonat e zhvillimit teknologjik industrial e mbyllën vitin 2022 me investime të reja mbi 430 milionë euro, që është rezultati më i mirë që nga ekzistenca e ZTZhI, thonë nga LSDM.

“Tashmë në tetor të vitit të kaluar u tejkalua kufiri më i lartë i eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati më i lartë i mëparshëm, i arritur në vitin 2021. Mbi 2000 vende pune të reja dhe të paguara mirë u krijuan vetëm në zonat e zhvillimit teknologjik industrial gjatë vitit të kaluar.

Që nga viti 2017, në ZTZhI janë krijuar më shumë se 10 mijë vende të reja pune, që është 160 për qind më shumë vende pune se sa është arritur në periudhën 2007-2016. Pagat po rriten dhe për herë të parë në vitin 2021 kaluan mesataren në të gjithë ekonominë.

Investimet në ZTZhI rriten dhe konsolidohen. Ky vit nis me një investim të ri nga Amerika e Veriut, i cili do të sjellë vende të reja pune, po vazhdojnë negociatat me kompani të tjera për investime në ZTZhI”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre masat dhe politikat e LSDM-së dhe kryeministrit Kovaçevski po japin rezultate.