Në Tabanoc duhet të prisni rreth 30 minuta për të dalë nga Maqedonia

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është mesatar. Siç informon AMSM, në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.