Si rezultat i mungesës së një sistemi të unifikuar për pagat, ekziston një kaos i vërtetë në lidhje me pagat në sektorin publik, që pason me rregullimin përmes një numri të madh të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, prezanton Projektligjin për sistemin e pagave në sektorin publik, të cilin e gjeni të publikuar në ENER bashkë me draft raportin për Vlerësim të Ndikimit të Rregullores, me çka për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, po tentohet për tejkalimin e këtyre problemeve, eliminimin e diskrepancave dhe diferencave në paga në institucione të llojit të njëjtë, si dhe vendosjen e një rendi në sistemin e pagesave.
Ky projektligj, i krijuar me mbështetje të SIGMA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV, synon barazinë dhe bartë në vete principin bazë “rrogë e njëjtë për punë me vlerë të njëjtë”, pra siguron barazi dhe vlerësim të barabartë për çdo vend pune në sektorin publik.
Rrjedhimisht me qëllimin, ky ligj do të përfshijë të gjitha 1,346 institucionet publike me rreth 132,088 të punësuar të cilët përfshihen në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik.
Me këtë iniciativë do të vendoset një rregull ku rritja e pagave do të bëhet në mënyrë sistemore dhe do të ketë ndërlidhje të qartë me sistemin ekonomik e financiar. Vlen të theksojmë se metodologjia që do të përgatitet për pagat, ka për detyrë që në mënyrë konsultative të përfshijë të drejtat kushtetuese për marrëveshje kolektive, ku theks të veçantë do të ketë stabiliteti buxhetor dhe financiare.
Pra, ky është edhe një hap drejt rregullimit dhe reformimit te sektorit publik ,që do të mundësoj që paga, si një faktor i ndjeshëm në procesin e punës, të jetë e rregulluar me ligj dhe jo të krijoj hapësirë për kërkesa dhe interesa të ndryshme, e që gjithashtu premton qartë përmirësimin e standardit jetësor dhe dinjitetit të punëtorëve në sektorin publik.