Vazhdon trendi i rritjes së çmimeve për shërbimet hotelerike. Në dhjetor 2022, çmimet u rritën me 16,8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Rritja e çmimeve është më e lartë nëse bëhet krahasimi për të gjithë vitin, pra nga janari deri në dhjetor 2022 me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur rritja e çmimeve të shërbimeve të hotelerisë është sa 12.3 për qind.
Sipas të dhënave të ESHS-së, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në dhjetor 2022, krahasuar me nëntorin 2022, është rritur me 0.2 për qind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqime me 0,1 për qind, Pije joalkoolike me 0,1 për qind dhe Akomodim me 0,7 për qind.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në dhjetor 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur me 16.8 për qind.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar – dhjetor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 12.3 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2021 është rritur për 10.9 për qind – thuhet në njoftimin e ESHS-së.