
Mbledhja e Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të BE -së për koronavirusin përfundoi të martën pasdite. Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në parim pro kryerjes së testeve COVID, për udhëtarët para nisjes së tyre nga Kina në BE. Unanimiteti u arrit pas mbledhjes së Komitetit të Sigurisë Shëndetësore të BE-së për koronavirusin.
Në takimin e së martës që u theksua nevoja për një qasje të përbashkët për marrjen e masave.
“Uniteti i BE-së mbetet mjeti ynë më i fortë kundër COVID,” tha në Tëitter komisionerja e Shëndetit Stella Kyriakidou, duke vënë në dukje se “sot Komiteti i Sigurisë Shëndetësore të BE-së ra dakord për veprimet që përfshijnë: para-nisjen për udhëtarët nga Kina, monitorimin e zgjeruar të ujërave të zeza dhe rritja e mbikëqyrjes së brendshme. Diskutimi vazhdon nesër në IPCR (mekanizmi i reagimit ndaj krizës)”, shtoi Stella Kyriakidou.