
Federata Shqiptare e Futbollit i besoi “timonin” e Kombëtares shqiptare, trajnerit Silvinjo, i cili zëvendësoi italianin Edi Reja. I lindur në Brazil, 48-vjeçari ka nisur karrierën e tij si futbollist me Korinthiasin në 1994 dhe pas pesë vitesh u transferua tek Arsenali, ku qëndroi deri në 2001-shin. Më pas luajti te Selta Vigo për tri sezone dhe pastaj erdhi kalimi te Barcelona, ku veshi fanellën katalanase nga vitit 2004 deri në 2009. Karrierën si futbollist e mbylli me Mançester Sitin për një sezon. Roli i tij ka qenë mbrojtës i majtë. Ndërkohë, si trajner më së shumti ka qenë ndihmës. Si trajner i parë, ai ka drejtuar disa muaj Lionin dhe një sezon Korinthiasin, në 2021-2022.