
Qytetarët gjithnjë e më shumë po i përdorin kartave të pagesës për blerje. Të dhënat e Bankës Popullore për tremujorin e tretë të vitit 2022 tregojnë rritje të vlerës dhe të numrit të transaksioneve të realizuara për 14.9 dhe për 8.5 për qind.
“Rritja vjetore e numrit të pagesave në tregti, që del para së gjithash nga rritja më e lartë vjetore e numrit të pagesave me karta pagesash në pikat e shitjes virtuale (internet) (10.1 për qind), edhe pse më e dobët, vazhdon edhe në tremujorin e tretë të vitit 2022, ndërsa vazhdon edhe rritja vjetore e numrit të pagesave në pikat fizike të shitjes (8.3 për qind). Te pagesat e qytetarëve me transfertë kreditore, në të njëjtën periudhë është shënuar rënie vjetore e numrit të pagesave për 8.6 për qind, gjatë rritjes së vlerës prej 5.6 për qind”, kumtuan sot nga Banka Popullore.
Ndryshimi i shprehive të qytetarëve krahas bankingut elektronik vërehet edhe në atë që në tremujorin e tretë ka një rritje prej 5.2 për qind te numri i pagesave elektronike, ndërsa një rënie vjetore prej 12.5 për qind të transaksioneve të kryera në sportel.