
LAMM njofton se për shkak të paraqitjes së mjegullës ka ulje të dukshmërisë në disa rrugë të vendit.
Ulje të dukshmërisë ka në rrugë:
Prilep – Pletvar 50 – 100 metra
Shkup – Kumanovë 50 – 100 metra
Shkup – Veles 50 – 100 metra
Negotinë – Demir Kapi 50 – 100 metra
Veles – Katllanovë 50 – 100 metra
Koçan – Shtip 50 – 100 metra
Tetovë – Grupçin 50 metra
Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.
Në vendkalimin kufitar Tabanocë për dalje nga vendi pritet rreth 1 orë, ndërsa për të hyrë në vend rreth 40 minuta.