Dy të rinj kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ohër-Kërçovë, njoftojnë nga MPB.
“Sot në ora 02:15 në rrugën kryesore Ohër – Kërçovë afër fshatit Orovnik, vetura “golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.K.(36) nga fshati Mesheishta, nga Struga, ka dalë nga rruga.
Në aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi A.K, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar udhëtarët J.K.(32) nga fshati Mesheishta, të cilat janë konstatuar nga mjeku në spitalin “Shën Erzamo”.
Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipet policore nga SPB-Ohër”, thonë nga MPB.