Suedia prej sot merr presidencën e BE-së. Në gjashtë muajt e ardhshëm, Stokholmi do të kryesojë Këshillin e BE-së dhe do të ketë rol kyç udhëheqës dhe ndërmjetësues në Union.
“Suedia merr presidencën në një kohë kur Bashkimi po përballet me sfida historike,” tha së fundmi kryeministri Ulf Kristerson.
Siguria, qëndrueshmëria, prosperiteti, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit do të jenë katër prioritetet e presidencës suedeze.
“Detyra kryesore e presidencës sonë do të jetë të ndihmojë në garantimin e sigurisë së Evropës. Kështu, do ta ndihmojmë sistematikisht Ukrainën, por gjithashtu në këtë mënyrë, në një botë gjithnjë e më të pasigurt, do të theksojmë rëndësinë gjeopolitike të BE-së”, tha Kristerson.
Suedia presidencën e mori nga Çekia kurse më 1 korrik do t’ia dorëzojë Spanjës.