
Kampionët e vjeshtës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut , Struga Trim Lum, janë përforcuar me Mexhit Nezirin. Mbrojtësi u largua nga Shkëndija dhe firmosi për Strugën, në përpjekje që kjo skuadër të forcohet edhe më shumë dhe të arrijë titullin e parë kampion në historinë e saj. Neziri ka përvojë ndërkombëtare dhe është padyshim lojtari që i nevojitet Struga Trim Lum në këto momente vendimtare. Ndryshe Neziri gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Renovën, Ventspilsin dhe Dacian.