Rritja e rasteve me Covid, pas Japonisë dhe SHBA-ja pritet të vendosë kufizime për Kinën

Pas rritjes të rasteve në Kinë, SHBA po shqyrton vendosjen e kufizimeve të reja Covid-19 për të udhëtarët kinezë, pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë e tij muajin e ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë bëjnë me dije se kjo vjen për shkak të mungesës së transparencës mbi virusin nga qeveria kineze. Vendet fqinjë të Kinës, si Japonia, Malajzia dhe Tajvani janë të shqetësuara për importimin e rasteve Covid-19, duke vendosur masa të rrepta për udhëtarët kinezë, përfshirë dhe ata që rezultojnë negativë në testet e kryera.

India gjithashtu pritet të rrisë masat për udhëtarët që vijnë nga Kina. Autoritetet e imigracionit të Kinës, kanë thënë se aplikimet për pasaporta për qytetarët kinezë që dëshirojnë të udhëtojnë ndërkombëtarisht do të rifillojnë nga 8 janari.

Linjat e fluturimeve kanë raportuar një rritje të trafikut, duke rritur frikën për përhapjen e mundshme të Covid-19.