EMV Shitje njofton se është nënshkruar kontratë për furnizim me gaz natyror me kompaninë bullgare “Balkan Utilities” për prodhimin e energjisë termike për termocentralet Lindore, Perëndimore, Energjetika dhe Shkup Veri, si dhe për pjesën tjetër të konsumatorëve të gazit natyror në Maqedoni.
Një epilog i tillë vjen pas liberalizimit të tregut të gazit natyror në vend dhe marrëveshjes me “Bulgartansgaz” për zgjerimin e kapaciteteve të sistemit të transmetimit të gazit natyror. Ftohen konsumatorët e gazit natyror në shtet të kontaktojnë EMV Shitje për furnizim të mëtejshëm për nevojat e tyre që nga java e parë e javës së ardhshme. “Është nënshkruar kontrata me kompaninë “Balkan Utilities” nga Bullgaria, për dërgimin e gazit natyror për muajin janar me çmim 115.97e/MWh. E njëjta kompani ka dhënë ofertë për furnizim deri më 1 maj 2023, duke dhënë ofertat mujore të çmimeve para fillimit të çdo muaji. Furnizuesi i mëparshëm me gaz i SHA EMV, Makpetrol Prom-Gas, ofroi çmim prej 116.20e/MWh, i cili nuk ishte fiks, gjegjësisht i nënshtrohet korrigjimeve për muajin janar. Ofertuesi i tretë “A.P.M.P. Handels Ges” nuk bëri një ofertë të plotë”, njoftojnë nga EMV.