Osmani: Viti 2022 tregoi se MPJ mbetet në anën e duhur të historisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti brifing vjetor me organizatat joqeveritare, duke theksuar rolin e sektorit civil në krijimin e politikës së jashtme, njoftojnë nga MPJ.

Osmani tha se viti 2022 tregoi se politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut mbetet në anën e duhur të historisë, por, në të njëjtën kohë, theksoi se ka kaluar koha kur politikën e jashtme e krijonin vetëm politikanët dhe e zbatonin vetëm diplomatët. “Shkalla e zhvillimit demokratik të një shoqërie, për mendimin tim, matet sipas dy kritereve: me kujdesin për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe me përfshirjen e sektorit civil dhe ndikimin e tij në politikës”, tha Osmani, duke shtuar: Si Ministër i Jashtëm, jam jashtëzakonisht i hapur ndaj opinioneve, aktiviteteve dhe kontributit të sektorit civil në lidhje me politikën e jashtme”.

Në të njëjtën kohë, Ministri, duke folur për zhvillimet aktuale në botë, me theks në agresionin rus ndaj Ukrainës, informoi se si kryesues i OSBE-së, nga 1 janari 2023, është vendosur që në qendër të prioriteteve të kryesisë të jenë njerëzit. Njëkohësisht, ai informoi se motoja e presidencës është: “Bëhet fjalë për njerëzit”, për të treguar se në thelb të të gjitha organizatave dhe strukturave të mëdha ndërkombëtare qëndron nevoja për t’ia lehtësuar jetën njerëzve të thjeshtë.

Osmani kërkoi nga organizatat joqeveritare gatishmëri për bashkëpunim në drejtim të afrimit të sektorit civil me politikën e jashtme, duke theksuar se është i hapur për të gjitha idetë dhe propozimet e reja dhe se mund të premtojë transparencë të plotë, gjithëpërfshirëse dhe përkushtim.