Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në VK Tabanocë ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për të hyrë në Maqedoni është rreth një orë. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.