Grubi: Rreth 29 mijë studentë do të marrin nga 6.480 denarë në llogaritë e tyre

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria nëpërmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka lëshuar mjete në vlerë prej 6.480 denarë për rreth 29.000 studentë nga masa ligjore për racion të subvencionuar studentor për gjysmën e muajit Shtator, për muajin Tetor dhe Nëntor.

Grubi ka thënë se studentët që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore, le të parashtrojnë аnkesë në adresën elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk .

Njoftimi i plotë:

Kujdesemi për studentët dhe nevojat e tyre në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike!

Rreth 29.000 studentë kanë pranuar në llogarinë e tyre bankare mjete në vlerë prej 6.480 denarë nga masa ligjore për racion të subvencionuar studentor për gjysmën e muajit Shtator, për muajin Tetor dhe Nëntor.

Të gjithë studentët që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore, le të parashtrojnë аnkesë në adresën elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk .