Mbi një milion persona mund të vdesin nga Covid në Kinë

Makthi i koronavirusit në Kinë është rikthyer sërish, pasi më shumë se 5,000 njerëz ka të ngjarë të vdesin çdo ditë nga Covid-19 në Kinë. Kompania britanike përdori modele bazuar në të dhënat nga provincat kineze, sipas të cilave numri i rasteve mund të tejkalojë 1 milion.

Kthimi i mprehtë 180° i Kinës drejt një politike ‘zero Covid’ pas protestave të përhapura ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për përhapjen e rasteve në mesin e popullatës së të pavaksinuarve.

Autoritetet kanë ndaluar testimet masive dhe nuk po raportojnë më rastet asimptomatike. Sipas raportit, 1.3 milion deri në 2.1 milion njerëz mund të vdesin nga shpërthimi aktual i koronavirusit në Kinë.