Sipas të dhënave të publikaura nga NATO, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 12-të që ka ndarë para për NATO-n, ose 1.85 për qind të BPV-së.
Maqedonia e Veriut do të ndajë 274 milionë euro, përkatësisht 1.85 për qind të Bruto Produktit Vendor.
Qeveria po ashtu njoftoi se gjatë vitit 2024 do të realizohet obligimi që ndarja për mbrojtje të arrijë deri në 2 për qind të BPV-së, aq sa synon NATO.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut është anëtarja e fundit e NATO-s, ndërsa anëtarësimi iu mundësua pas arritjes së Marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit.