Ekipe policore të udhëhequr nga Prokurori Publik nga PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit kanë zbatuar aksione në disa lokalitete në Komunat e Shkupit, Gazibabë dhe Studeniçan ku është ndërprerë një kanal ndërkombëtar për trafikimin e migrantëve.
MPB-ja njofton se ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar për trafikimin e migrantëve. Aksioni është zbatuar në Gazibabë dhe Studeniçan të Shkupit.
Për këtë rast Prokuroria njofton se gjatë këtij aksioni, 9 persona janë privuar nga liria, mes tyre dy fëmijë të moshës mbi 16 vjec, kurse për dy persona tjerë të dyshuar vijojnë kërkimet.
Në mesin e të dyshuarve, sipas Prokurorisë, është edhe një polic, si dhe dy persona që për momentin janë duke vuajtur dënime me burg për veprën penale “trafikim të migrantëve”.
Sic njoftohet, gjatë periudhës Maj – Tetor të këtij viti, I dyshuari I parë me iniciale A.B, bashkë me tre persona të paidentifikuar – shtetas të huaj me origjinë nga vendet arabe, që përkohësisht kishin qëndruar në vendin tonë, janë bashkuar dhe kanë organizuar një grup ndërkombëtar krimi për transferimin e jashtëligjshëm të migrantëve. Ata iligalisht janë transferuar nga territori grek, përmes vendkalimeve të jashtëligjshme në rrethinën e Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë. Prej atje, sic njoftohet, migrantët me automjete janë transportuar në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.
Autoritetet njoftojnë se për trafikimin me sukses të migrantëve, të dyshuarit të parë, si organizator I grupit, përmes shërbimeve për transfere të shpejta të parave “Vestern Union” dhe “Ria”, por edhe para të gatshme, I janë paguar mjete që janë shpërndarë midis pjesëtarëve të grupit criminal. Nuk ka njohuri se sa janë shumat e parave që grupi I ka paguar për trafikimin.
Zyrtari I dyshuar policor ka vepruar si logjistikë i grupit. Njoftohet se nga Maji deri në Tetor të këtij viti ky grup kriminal ka trafikuar së paku 86 migrantë.