Para disa ditësh ishim dëshmitarë të një rasti të sulmit të një të riu nga qentë e rrugës në qytetin e Tetovës (Maqedonia e Veriut), por e njejta ndodh pothuajëse në të gjitha komunat në trevat tona.
Ky rast nuk ishte rasti i parë i sulmit…
Pra unë si anëtare e partisë politike LQE, në të cilën jam koordinatore për të drejtat e grave dhe aktivitetet ekologjike në Maqedoninë e Veriut, do të merrem në veçanti dhe me shumë përgjegjësi me këta mangësi të cilat janë të dhimbshme edhe për njerëzit, ashtu njejtë edhe për kafshët, në veçanti qentë endacakë.
Për të kuptuar se si të veprohet, para së gjithash duhet të gjejmë shkaqet. Pse Maqedonia e Veriut është një vend ku kafshët endacake janë një problem i pazgjidhur?
- Ka disa arsye:
ekonomike, politike, por edhe kulturore dhe edukative.
Fatkeqësisht, duam apo nuk duam, shumë njerëz në vendin tonë kanë një qëndrim negativ ndaj kafshëve dhe ky qëndrim është i kombinuar me frikën. Që nga koha kur kam jetuar në Maqedoni, mbaj mend se si kolegët e mi kishin frikë nga qentë. Nuk e kuptova kurrë këtë frikë derisa pashë një rast ku një grup qensh ziheshin ashpër për një copë mishi dhe kur në atë kohë një fëmijë vdiq nga kafshimet e kafshëve duke shkuar në shkollë. Atëherë kuptova se qentë endacakë janë një kërcënim real për veten dhe njerëzit dhe se është vetëm në fuqinë tonë ta ndryshojmë këtë.
Si mund të arrijmë ndryshimin dhe kujt mund t’i drejtohemi në rast se sulmohemi? (do të duhet të publikohet patjetër një udhëzues për këtë pyetje në të ardhmen)
Për momentin kam vetëm disa përgjigje për ju:
》provojeni vetë. Mundohuni të ndihmoni me atë që mundeni. Nëse keni frikë nga një qen, mos e sulmoni atë dhe veçanërisht mos u përpiqni ta minimizoni këtë çështje duke helmuar qentë! Nëse keni frikë, përpiquni të jeni të qetë. Qeni shpesh reagon edhe ndaj reagimeve tuaja fizike. Sapo të sheh të shpejtosh hapin përpara tij, ai e merr atë si një sfidë. Herë për të luajtur e herë për të atakuar :
Nga këndvështrimi im si e vetmja rrugëdalje për këtë problem është e para vaksinimi dhe e dyta rehabilitimi i qenëve në një qendër në të cilën duhet të ketë kushte rehabilitimi dhe ushqimi me trajnues dhe veterinarë. Gjithësesi duhet edhe edukimi i banorëve në kuptimin e trajtimit të kafshëve të rrugës duke kontaktuar qendrën e rehabilitimit. Sigurisht që për të arritur qëllimin e fundit duhen mjetet, që janë financat, mbështetja nga shteti dhe bashkëpunimi i qytetarëve.
Ndaj më lejoni të ju lus që ta shpërndani këtë artikull dhe të sensibilizojmë së bashku qytetarët për këtë çështje.
Faleminderit paraprakisht🙏
Me respekt dhe dashuri,
JASMINA SALIJA