Kontrollohet autobusi për Turqi, kapen para dhe stoli në vlerë një milion euro

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore dje gjatë kontrollit të një autobusi në GP Bogorodicë kanë zbuluar dhe konfiskuar 262.750 dollarë, 155.760 euro dhe 12 kilogramë ar dhe bizhuteri ari në vlerë rreth 600.000 euro.

Autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili gjatë daljes nga vendi ka qenë duke lëvizur në linjë të rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) për shkak të dyshimit, është drejtuar për kontroll të detajuar në terminalin doganor të GP Bogorodicës.
“Gjatë kontrollit u zbulua një bunker i punuar posaçërisht në të cilin u gjetën bizhuteri të ndryshme dhe pllaka ari në formë të parregullt, si dhe një sasi e madhe valutore.

Malli në vlerë të përgjithshme rreth një milionë euro dhe autobusi janë mbajtur përkohësisht dhe janë dorëzuar tek Njësia për hetime në Drejtorinë doganore”, njoftoi dogana.