“Falsifikim i dokumentave”, NPB Strugë ngren padi penale kundër 47 vjeçarit nga Shkupi

Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur padi penale kundër T.D.(47) nga Shkupi për shkak të
dyshimit të bazuar për kryerjen e veprëns penale “fallsifikim i dokumenteve”. Ai, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të një apartmani në Strugë, në pronësi të një shtetase 87-vjeçare të Republikës së Serbisë, ka përgatitur dokumente fallse dhe një kontratë shitblerjeje fallse dhe i ka përdorur në organet kompetente të komunës së Strugës. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami